Botë

Vriten pesë ekstremistë dhe arrestohen 80 terroristë në Gadishullin e Sinajit

24.12.2014 20:07

Pesë kryengritës janë vrarë, ndërsa 80 janë arrestuar në një operacion të madh të ushtrisë egjiptiane në Gadishullin e Sinajit...

Operacioni ka zgjatur tre ditë në qytetet Rafah, Sheik Zuvejd dhe El Arish.
 
Në aksion është konfiskuar edhe një sasi e madhe e municionit dhe armëve, bombave të përgatitura për përdorim dhe rripa me shpërthim për sulme vetëvrasëse.
 
Kohëve të fundit po kryhen sulme ndaj policëve dhe ushtarëve në këtë gadishull./mia