Maqedoni
Sofje, Petkov raporton para deputetëve: Vullnet i ri në kontestin me RMV-në
28.01.2022 14:11
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë ngritur mbi një energji të re në tejkalimin e dallimeve dypalëshe, tha kryeministri bullgar Petkov...

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë ngritur mbi një energji të re në tejkalimin e dallimeve dypalëshe, tha kryeministri bullgar Petkov, duke dhënë raport para deputetëve bullgar për takimet e tij me zyrtarët e Shkupit. Këtë suskes sipas tij, e vërteton fakti se vetëm për pak kohë është mënjanuar një problem i madh dhe formati i kërkesave bullgare kalon në 4+1. Me kryeministrin Kovaçevski, Petkov thotë se ka arritur të merret vesh për shumë gjëra, pa munguar dëshira për të mbylluar kontestet mes dy shteteve.
“Kovaçevski tha se nuk sheh problem në përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e tyre. Nuk përcaktoi kohë. Ka shumë deklarata nga palët, por çështja e vërtetë nuk ka përfunduar. Kemi caktuart kalendar të takimeve çdo të shtatën javë. Më gëzon fakti se edhe komisioni i historisë vërtetoi se do të mbajnë tre takime në katër muajt e ardhshëm. Nuk kam ndërmend të ndryshojë asnjë anëtarë të komisionit të historisë. Mendoj se kemi bërë punë të mira në këto dy javë.”, tha Kiril Petkov, kryeminstër i Bullgarisë.
Ish ministrja Zaharieva: Uleni pak entuziazmin, rritni angazhimin
Por opozita bullgare mendon të kundërtën. Fton kryeministrin bullgar për maturi dhe të ul entuziazmin në raport me Maqedoninë e Veriut. Memorandumet, projektet dhe bashkëpunimet dypalëshe sipas ish ministres së jashtme Zaharieva, nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur problemin qenësor mes Shkupit dhe Sofjes.
“Kryeministër, uleni pak entuziazmin! Do t'i ngritni pritshmëritë e pastaj do të duhet të sqaroheni me të gjithë ne. A e dini sa memorandume kemi nënshkruan? Edhe për koridorin 8, sigurisht ky është i treti me rradhë. Të shohim se çka do të sjellin këto. Vërtet ju jap këshillë miqësore. Për notën ju përshëndes, për atë është punuar një vit e gjysëm. Sidoqoftë do të arrihej edhe kjo. Është mirë të jeni më të vëmendshëm.”, tha Ekaterina Zaharieva, ish ministre e jashtme e Bullgarisë.
Përpara deputetëve bullgar, kryeministri Petkov ka theksuar rëndësinë për të pasur fqinjësi të mirë me RMV-në, kufinj të hapur dhe bashkëpunim në më shumë fusha. Pjesë të raportit të ri, Petkov e quajti edhe pjesëmarrjen e përbashkët me RMV-në për Goce Dellçevin, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, që do të organizohet me 4 shkurt.
NERMIN MULAKI FEZULLAHU
