Maqedoni

Fatmir Limani i bashkohet lëvizjes “Besa”, Kasami: Po forcojmë opozitën shqiptare

28.01.2022 14:35

Ish-zëvendësdrejtori i EMV-së, Fatmir Limani, së bashku me strukturën e tij politike është rreshtuar në radhët e Lëvizjes “Besa”....

Ish-zëvendësdrejtori i EMV-së, Fatmir Limani, së bashku me strukturën e tij politike është rreshtuar në radhët e  Lëvizjes “Besa”. Me këtë veprim po forcohet opozita shqipatre deklaroi kryetari Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami teksa konfirmoi kalimin e Limanit në partinë et ij.

“Menjëherë pas shpalljes së datës së kongresit të partisë, fillojmë me forcimin e radhëve tona. Sot jemi këtu së bashku me veprimtarin Fatmir Limani dhe shokët e tij për të bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare, duke iu bashkangjitur radhëve të Lëvizjes Besa. Për ne paraqet nder dhe respekt që një figurë kombëtare si Fatmir Limani, që i ka kushtuar gjithë jetën e tij veprimtarisë kombëtare, të bëhet pjesë e Lëvizjes “Besa”.”, - tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes “Besa”.
 
Limani: Do të bashkërendojmë aktivitetet
 
Ndërkaq, Fatmir Limani tha se pas takimeve me mbështetësit kemi rënë dakord që të bashkërendojmë çështjet që janë pjesë e kauzës tonë.
 
“Unë kam patur takime intenzive me të gjithë mbështetësit, por edhe me ata që janë bashkëngjitur pas zgjedhjeve lokale, jo vetëm në Kërçovë por edhe në qytetet e tjera nga Manastiri dhe deri në Kumanovë.Sot, zyrtarisht bashkëngjitem në Lëvizjen “Besa”, për faktin se kemi arritur bashkë me kryetarin Bilall Kasami dhe bashkëpuntorët e Tij, të bashkërendojmë ç’ështjet, të cilat janë pjesë e kauzës tonë dhe që do të përfshihen në programin e Lëvizjes “Besa”.”, - tha Fatmir Limani, antar i lëvizjes “Besa”.
 
Kauzë e përbashkët me Lëvizjen Besa, siç bënë të ditur Limani, do të jetë luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe krimit, zhvillimi ekonomik, angazhimi për familjet e dëshmorëve si dhe përpjekjet për ti bindur të rinjtë të  mos e braktisin vendin.
 
NAIM RAMADAN