Maqedoni

KSHKP kërkon revision IT ndaj sistemit të Akademisë për Gjykaktës

28.01.2022 14:54

Komisoni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit propozon që Enti Shtetëror për Revizion të bëjë revizion IT...

Komisoni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit propozon që Enti Shtetëror për Revizion të bëjë revizion IT i sistemit për dhënien e provimeve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikе. Propozimi dul si rezultat i shqyrtimit të kërkesës të komisionit për dyshmet që kishin rreth procesit të zhvillimit të provimeve pranuese për trajnimin fillestar në Akademinë për Gjykatës. Drejtoresha e Komisionit për Antikorrupsion  Biljana Ivanovska thotë se  Enti Shtetëror për Revizion ka mekanizma dhe mund të bëjë revizionin të tillë IT.

“Pas 20 vite prej implementimit të revizionit të brendshëm sërish kjo metodë nuk mund të gjej vendin e vetë  dhe revizioni të jetë mjet i vërtet për të arritur menaxhim sa më të mirë . Tani ajo që dëshirohet të arrihet, arrihet vetëm në mënyrë më të sofistikuar, përkatësisht përmes sistemit kompjuterik dhe nëse ka kode ato janë të lidhura dhe prandaj ndoshta si rekomandim të kërkohet nga Enti Shtetëror i Revizionit që të bëjë një revision sistematik të IT-së.”, tha Biljana Ivanovska, drejtoresha e KSHPK-së.
 
Në ndërkohë antikorrupsionerët diskutuan edhe për lëndën e ish-ministrit për Vetëqeverisje Lokale Sufej Fazliu që ka të bëjë me shfrytëzimit të automjeteve zyrtare dhe keqpërdorimin e pozitës për punësime familjare. Antikorrupsionerët janë të shqetësuar për mosveprimin e personave përgjegjës për të parandaluar praktikat e këtilla të këqija. 
 
“Vazhdon trendi i menaxhimit të keq me mjetet publike dhe pronës shtetërore që me të vërtetë është në kundërshtim me gjitha parimet e sundimit të së drejtës.”, tha Nuri Bajrami, anëtarë i KSHK-së.
 
Në seancën e 60 antikorrupsionerët ndër të tjera shqyrtuan edhe disa anëkesa tjera kundër një gjyqëtari në Gjykatën Civile dhe dy të tjerëve në Gjykatën e Apelit në Shkup për të cilët morrën vendim unanim se KSHKP nuk është kompetente dhe se kërkesat e tilla duhet të dorëzohen në Këshillin e Gjykatësve.
 
REXHEP QAMILI