Trajanovski: Mirënjohje për zjarrfikësin më të mirë, policin dhe dhuruesin e gjakut

25.12.2014 14:46

Qyteti i Shkupit shpërbleu zjarrfikësin më të mirë, policin më të mirë dhe dhuruesin e gjakut....

Mirënjohjet e këtilla do të jenë shkas për të iniciuar të punësuarit të punojnë në të mirë të shoqërisë, përkatësisht të kontribuojnë për sigurinë e Qytetit të Shkupit.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me shpërblimin tonë simbolik dhe vlerësoj se do të jetë shembull edhe për të tjerët që punojnë në këtë drejtim, që në mënyrë më të përkushtuar të kryejnë detyrën e tyre dhe njëkohësisht  edhe Qyteti i Shkupit të jetë më i sigurt”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Trajanovski, po ashtu shpërbleu edhe fituesit për ngjyrat e Vitit të Ri. Për zbukurimin më të mirë të shtëpisë familjare nga12 të  paraqitur është zgjedhur shtëpia e Bogolub Simovskit në lagjen Gjorçe Petrov, ndërsa për objekt afarist është zgjedhur “Dezhavu” në Aerodrom dhe për zbukurim të oborrit të shkollave të mesme është zgjedhur Shkolla e    Mesme “Vllado Tasevski”.

Të tre fituesit, Trajanovski i shpërbleu me nga 10 mijë denarë, ndërsa EVN-ja do t’i lirojë që të mos paguajnë energjinë elektrike për muajin dhjetor të këtij viti. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)