Avokati i popullit, nuk ka përfaqësim të barabartë në institucione

28.01.2022 15:25

Nuk ka përfaqësim të barabartë të bashkësive...

Nuk ka përfaqësim të barabartë të bashkësive më të vogla etnike në të gjitha sektorët publik gjatë 2020-  tës. Këtë fakt e konstatoi Avokati i Popullit, Naser Zyberi sipas të cilit në Kuvend, Qeveri, Ministri dhe njësitë e vetëqeverisjeve lokale situata është dukshëm e përmirësuar,  por te ndërrmarjet publike prokuroritë dhe Gjykatat ka ngecje në respektimin e këtij parimi.

“Ndërrmarje publike, fonde, gjykata dhe prokurori trendi i rritjes së përfaqësimit diku ngec, diku madje keqësohet  dhe kemi institucine në të  cilat komunitetet joshumicë shqiptarët dhe të tjerët nuk janë të përfaqësuar fare. Analiza e të dhënave tregon se edhe struktura e brendhsne e të punësuarve  është e pavolitshme,  në vendet udhëheqëse janë më pak të  përfaqësuara komunitet joshumicë në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve” -  tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Avokati i popullit del me rekomandim edhe deri te Ministria për shoqëri informatike  që të  gjejë mekanizëm me të cilin do të eliminohet keqpërdorimi i balanserit dhe parimi i përfaqësimit të barabartë  do të  realizohet sipas Kushtetutës.

“Kemi konstatuar shkelje të  respektimit të këtj parimi,  duke bërë  deklarim të rrejshëm të përkatësisë etnike dhe me këtë  shmangje të balanserit në respektimin e këtij parimi. Ne Ministrisë e shoqrisë informatike i kemi dorëzuar rekomandim për gjetjen e instrumentit për eliminimin e keqpërdorimit të balanserit” – tha Avokati i Popullit, Naser Zyberi.

Në vitin 2007 shqiptarët kanë qenë të  përfaqësuar në 10. 8 përqind , ndërsa në vitin 2020 kjo përqindje është rritur në  20. 1 përqind. 136 institucione  kanë refuzuar të japin të dhënat për përfaqësimin e babrabartë të bashkësive joshumicë, një ndër to është edhe Gjykata civile konstatohet në raporin e Avokatit të Popullit. (Flutura Latifi, TVM2)