Gir viziton Kumanovën, do të ndërtohet deponi në këtë rajon

28.01.2022 15:44

Përballja me ajrin e ndotur dhe zbatimi i projekteve të BE-së...

Përballja me ajrin e ndotur dhe zbatimi i projekteve të BE-së, ishin temat kyçe të biseduara në takimin mes euroambasadorit Dejvid Gir me kryetarin e Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Gjatë viteve të kaluara janë realizuar një sërë projektesh në qytetin e Kumanovës si rekonstruimi i ish-hotel Sollun, ndërtimi i fushave sportive dhe amfiteatrit të qytetit, tha euroambassadori Gir. 

Një nga projektet kryesore që pritet të realizohet me ndihmë të BE-së është edhe ndërtimi i deponisë rajonale në Sveti Nikollë e cila do t'i shërbejë të gjitha komunave në rajonin verilindor dhe lindor të vendit, me ndërtimin e të cilës do të mbyllet deponia “Krasta” në Kumanovë

“Është një projekt kompleks, i cili përfshin një numër të madh të aktorëve dhe nevojiten shumë gjëra, por në këtë moment duhet të fillojmë të punojmë më shpejt dhe të ecim me realizimin e tij në mënyrë që qytetarët të ndjejnë sa më shpejt përfitimet e tij. Sigurisht që folëm për aspekte të ndryshme, si ta bëjmë qytetin më të pastër ekologjikisht dhe të përmirësojmë mjedisin. Ajri i pastër është absolutisht thelbësor, ne jetojmë këtu çdo ditë që thithim atë ajër dhe ishim të lumtur që mundëm të flisnim për të gjitha mënyrat se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.” – tha Euroambasadori Dejvid Gir.

“Ky është një projekt i zbatuar nga një sërë komunash në rajonin lindor dhe verilindor dhe synimi përfundimtar është mbyllja e deponisë së qytetit “Krasta” dhe ndërtimi i një fabrike të re për përpunimin e mbetjeve në këto dy rajone në territorin e komunës së. Sveti Nikollë, ku komuna e Kumanovës është një nga pjesëmarrëset më të mëdha në projekt dhe i gjithë projekti është grant i Bashkimit Evropian.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Temë diskutimi mes euroambsadorit Gir dhe Dimitrievskit kanë qenë edhe të rinjtë. Euroambasadori Gir tha se synim i BE-së është që ti përfshijë të rinjtë në politikat vendimmmarrëse dhe të shfrytëzoj kapaicitetin e tyre. (Ersan Pajaziti, TVM2)