Maqedoni
Plani 5+1, Osmani: Nuk përmban asgjë spektakulare
28.01.2022 15:58
Plani 5+1 midis Shkupit dhe Sofjes nuk përmban asgjë spektakulare dhe friksuese për qytetarët...

Plani 5+1 midis Shkupit dhe Sofjes nuk përmban asgjë spektakulare dhe friksuese për qytetarët, ka raportuar para komisionit për politikë të jashtme në kuvend, ministri I jashtëm Bujar Osmani. Sipas tij bisedimet udhëhiqen nga pozicionet shtetërore dhe çdo çështje kalon disa filtra. Shefi I diplomacisë kërkoi nga deputetët konsenzus në ndërtimin e pozicioneve të përbashkëta.
“Askush nuk negocion për çështje identitare. Në pakon 5+1 gjinden çështje të rëndsishme për ne dhe Bullgarinë. Pozicioni ky shtetëror është që në vetë kornizën negociuese, gjuha maqedonase të trajtohet si gjuhë zyrtare e BE-së pa kualifikime shtesë të vëna nga Bullgaria. Aty qëndron parimi I vetë përcaktimit sipas kushtetutës, çështja e gjuhës së urrejtjes, rehabilitimi I viktimave të komunizmit. Nuk ka asgjë më shumë e as më pak në këto pako të çështjeve politike, e as spektakulare me të cilin do të frikësonim qytetarët.”, tha Bujar Osmani, ministër për punë të jashtme.
Milloshovski: Nga deputetët fshehët nonpejpërin
Reagoi kryetari I Komisioni për Politikë të Jashtme Antonio Milloshovski, I cili akuzoi se qeveria po fsheh nga deputetët nonpejpërin e dhjetorit dërgur Sofjes.
“Ju keni shkruar mendimit tuaj, profesionist ka plotësuar këtë mendim, ndërkaq ju nuk na jepni të drejtën, as besimin që si deputetë të japim sugjerime për atë nonpejpër, I cili duam të jetë në përputhje me deklaratën që miratoi kuvendi.”, tha Antonio Milloshovski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme.
Përplasje midis VMRO-së dhe BDI-së
Sipas Osmanit bëhet fjalë vetëm për ide dhe jo pozicione zyrtare të qeverisë që mund ti kumtohen kuvendit. Pas reagimeve të një pas njëshme të deputetëve të VMRO – DPMNE-së situata u tensionua me kualifikimet e deputetes Eli Panova e cila e cilësoi ministrin si jokompetentë për të drejtuar bisedimet.
“Njerëz a jemi ne të njëjtë në këtë sallë, a kemi interese të përbashkëta, a flasim për çështje të njëjta, apo ne jemi nga një shtet tjetër e ju nga tjetër? Ju njerëz a ndiheni maqedonas? Nëse nuk ndiheni maqedonas nuk keni të drejtën të negocioni për ineteresat maqedonase.”, tha Eli Panova, deputete e VMRO–DPMNE–së.
Reagoi deputetja e BDI – së Arta Bilalli Zendeli, duke akuzuar deputetët e VMRO-së për krijim të ndasive të brendshme dhe nixtur gjuhën e urrejtjes.
“Kjo nuk ëshët asgjë tjetër dhe aspak nuk kontribuon për kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike. Pa respekt të ndërsjellë nuk ka integrim të brendshëm dhe ska as integrim të jashtëm. Reagimin tuaj do ta gjykojnë qytetarët.”, tha Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së.
PRSD, deklarimet e deputetëve të VMRO-së I vlerësuan si tentim për të ardhur në pushtet.
“Ju e bëtë dallimin patriot dhe tradhëtarë. por pyetni veten se si patriot çfarë keni bërë në të kaluarën për Maqedoninë, pasiqë patriotët bëjnë për shtetin e tyre.”, tha Sonja Mirakovska, deputete e PRSD-së.
Ministri Osmani i bindur në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve theksoi se në gjashtë muajt në vijim pret që të krijohet një fotografi e qartë e bashkëpunimit që do të flasë shumë për dy shtete serioze dhe të pjekura.
MERALE ISMAILI
