Zhvillimi i Kodrës së Diellit, Kasami: Do kërkojmë bashkëpunim me institucionet

28.01.2022 17:33

Pushteti lokal në Tetovë shtrinë dorën e bashkëpunimit....

Pushteti lokal në Tetovë shtrinë dorën e bashkëpunimit me të gjitha instutcionet relevante me të vetmin qëllim që Kodra e Diellit të zhvillohet tha sot i pari i Tetovës Bilall Kasami.

Sipas tij, projekt i rëndësishëm është teleferiku nga qyteti, ndërtimi i parkingjeve si dhe rregullimi infrastrukturorë nëpër vikend shtëpizat.

Kasami  tha se për të gjitha këto duhet plan urbanisitik dhe premtoi se deri në fund të viti planin urbanisitk për Kodrën e Diellit do miratohet.

I pyetur për paralajmërimin e ndërtimit të parkingjeve në kate, Kasami tha se për këtë projekt janë duke biseduar me biznese private dhe se për këtë investim ,duhet një herë të miratohet plani urbanisitk.

“Jemi të interesuar të punojmë afër me të gjitha institucionet,që Kodra e Diellit të jetë një qendër e zhvilluar. Për fillimin e ndërtimit të parkingjeve në katë duhet të miratohet plani detal urbanisitk, që besojm që brenda një viti me gjithë përkushtimin tonë urojmë që të kemi bashkëpunim edhe nga institucionet qendrore. Nuk kemi proporcialisht,me kapacitetet dhe mundësit e investimeve,në këto projekte kapitale,dhe ne në këtë drejtim jemi të gatshëm të bashkëpunojm edhe me bizneset dhe  sktorin privat,për një partneritet privat publik për ndërtimin edhe të kapaciteteve për parkim” – tha Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ismaili: Debatet publike të shëndrohen në punë

Nga Inciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkojnë që institucionet një herë e përgjithmonë të bëhen bashkë që këto debate publike ti kthejnë në punë.

“Ne presim që të rregullohen parkingjet, të rregullohet infrastruktura e villave, e rrugëve, por vazhdojmë të kërkojmë që çështja primare dhe kryesore e cila nëse shërohet do ti shëron të gjitha peoblemet tjera është teleferiku” – tha Burim Ismaili nga  nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Edhe pse ishin të ftuar drejtori i ELM Turist si dhe ministrat e Ekonomisë  dhe ai i Ekologjisë nuk ishin prezent ne debatin që organizoi në Kodrën e Diellit kryetari i Tetovës Bilall Kasami. (Visar Sadiki, TVM2)