“Covid 19”, 22 të vdekur dhe 1908 të infektuar
28.01.2022 17:03
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1908 raste të reja.....

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1908 raste të reja me “Covid 19”, ndërsa mbi 1 mijë të shëruar.
Numri i të infektuarve ka dalur nga 5.834 të testuar. Nga 1908 rastet pozitive 254 janë riinfektime.
Poashtu njoftohet edhe për 26 viktima, 22 prej të cilëve në 24 orët e fundit, derisa 4 të tjerë kanë ndërruar jetë prej 4 deri më 26 janar, bëjnë të ditur nga sistemi “Termini im”.
Poashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë për 1.129 të shëruar.
Aktualisht në vend ka edhe 17.182 raste aktive.
