Maqedoni

Parashikimi i motit

29.01.2022 11:57

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot të ndryshueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të dobët të përkohshme, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Në disa vende do të fryjë erë e përforcuar, përkohësisht e fuqishme veriore, mbi 60 kilometra në orë.
 
Temperatura minimale do të jetë prej -6°C deri në 3°C, kurse maksimalja do të arrijë prej 1°C deri në 8°C.
 
Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 5°C.