Maqedoni

Shkup, sanksionohen 330 shoferë, 140 për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve

29.01.2022 12:19

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 330 sanksione.
 
Njëqind e dyzet sanksione janë shqiptuar për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, dyzet e një sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëmbëdhjetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe katër sanksione për shoferë fillestarë, shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë  gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe njëzet e gjashtë sanksione për kundërvajtje ndaj këmbësorëve.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.