Bisedimet për Ukrainën nuk sollën shenja të progresit

25.12.2014 12:53

Bisedimet që synonin sigurimin e armëpushimit stabil ndërmjet Forcave të Qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, kanë përfunduar pas më tepër se pesë orëve....

Nuk ka pasur indikacione për progres dhe nuk është e qartë se kur do të mbahet rundi i ardhshëm i negociatave. Në bisedimet për paqe në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, separatistëve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Prej muajit prill, kur kanë filluar luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 4,700 njerëz. Kombet e Bashkuara thonë se më se 1,300 vetë janë vrarë prej armëpushimit të mëparshëm të arritur në Minsk, më 5 shtator.