Botë
Biden: Trupa amerikane në evropën juglindore
29.01.2022 14:29
Moska vazhdon të mohojë se ka për qëlli të bëj invasion ushtarak në Ukrainë....
Moska vazhdon të mohojë se ka për qëlli të bëj invasion ushtarak në Ukrainë. Por SHBA-të kanë shprehur dyshime se egzioston mundësia që Rusia të planifikoj aksion ushtarak në muajin shkurt. Për të mos i lënë asgjë rastit presienti amerikan Biden ka paralajmëruar vendsjen e trupave amerikane në vendet anëtare të NATO-s.
“Do të vendos trupa amerikane në Evropën juglindore në vendet anëtare të NATO-s në një të ardhme të shpejtë. Nuk do të jenë shum.”, tha Xho Bajden, president i SHBA-ve.
Zelinski: Është rritur numri i ushtarëve rus në kufi
Presidenti i Ukrainës Vlladimir Zelenski thekson se situata në kufirin e Ukrainës me Rusinë nuk është më e vështirë se sa ajo e vitit të kaluar.
“Numri i ushtarëve është rritur por edhe në filim të vitit 2021 folëm për manovra të federatës ruse kur kishte prezencë më të amdhe ushtarake. Atëherë SHBA-të dhe aleatët kërkuan që Rusi ti tërheq trupat. Mendoj sesituata nuk është më e rëndë se sa në kulmin e atyre manovrave.”, tha Vlladimir Zelenski, president i Ukrainës.
Kryemisnitri Britanik ka paralajmëruar vizitë në evropën lindore dhe një bisedë telefonike me presidnetin rus Vlladimir Putin, në përpjekje për uljen e tensioneve ruso-ukrainase. Por Xhonson ka paralajmëruar se nëse Rusi nrëmerr invazon ushtarak në Ukrainë, Britania do të vendosë trupa ushtarake për të mbrojtur aleatët e NATO-s. Situatën në kufirin Ukrainë-Rusi ku janë vendosur mbi 100 mijë trupa ruse me vëmendje po e ndejk edhe NATO.
SEDAT SELIMI
