Maqedoni

Kovaçevski dhe Mariçiq: Kemi intensifikuar dialogun me Bullgarinë

29.01.2022 15:02

Pas vizitave të kryeministri bullgar Kiril Petkov në Shkup, dhe të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Sofje...

Pas vizitave të kryeministri bullgar Kiril Petkov në Shkup, dhe të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Sofje, kemi hapur dialog të sinqertë për stabilitet, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai këtë e theksoi në konferencën “kontributi qytetarë për ndërtimin e mirëbesimit, unitetit dhe aleancës”, me çrast theksoi se kontributi qytetar, kontributi i akademive dhe bashkëpunimi i institucioneve të larta arsimore janë element i rëndësishëm në proces. Dy vendet kemi bërë përparim të theksuar në mardhëniet tona dhe aty ku ka vullnet politik, dallimet tejkalohen më leht thot Kovaçevski.
 
“Kemi nxitur thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin me dy vendeve tona. Dy qeveritë janë përcaktuar për krijimin e politikave të ndërtimit të urave e jo politikë të ndërtimit të mureve mes qytetarëve të dy vendeve. Me këtë dy shtetet po tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre për arritjen e zgjehdjeve të dinjitetshme për dy popujt dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në dy vendet.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryemisnitër i RMV-së.
 
Pa hapa konkret nuk mund të realizohen qëllimet tona për bashkëpunim të sukseshëm theksoi zëvendës kryemisnitri i angazhuar për euro integrimet Bojan Mariçiq.
 
“Konferencën e sotme e shoh si një nga ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhin në dy javët e fundit, të cilat kontribuojnë që energji pozitive dhe vullneti i mirë, të vijë në shprehje konkretisht mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.”, tha Bojan Mariçiq, Zv Kryeminsitër për euro integrime.
 
Quçuk: Dy qeveritë anagzhohen për mundësi më të mira 
 
Bisedimet për të kaluarën janë të rëndësishme por të rëndësishme janë edhe bisedimet për ardhmërinë thekson euro deputeti me origjinë turke nga Bullgaria Quçuk. 
 
“Nuk ka faktorë më të rëndësishëm se sa mirëbesimi. Nuk ka marrveshje univerzale, nuk ka marrveshje që është e mirë në mënyrë të barabart. Nuk ka marrveshje që i kënaqë të dyja palët, por çdo marrveshje vendos korrnizë juridike për të filluar bisedimet, unë mendoj se qeveria e re e Bullgarisë dhe qeveria e re në krye me Kovaçevskin do të vazhdojnë rrugën e krijimit të mundësive më të mirë për mirëkuptim më të mirë.”, tha Illhan Quçuk, euro deputet nga Bullgaria.
 
Profesorët universitar: Arsimi mënyra më e mirë për bashkëpunim
 
Profesorët nga Shkupi dhe Sofja thonë se roli I universiteteve është të ndikojnë në kapacitetin individual, etik dhe demokratik. 
 
“Duhet të jemi të vetëdishëm për rëndësinë e bashkëpunimit interdisciplinarë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejmë përvoja dhe dituri. Ne si universitet promovojmë bashkëpunim, nevojë për rritje të bashkëpunimit ndërkombëtarë që e sqaron impementimin e diturisë për produktivitet dhe konkurencë më të madhe.”, tha Biljana Puleska Janushevska, profesëoreshë universitare nga Shkupi.
 
“Arsimi është mënyra më e mirë se si më shpejtë mund të vijmë te bashkëpunimi. Të shfrytëzohet fqinjësia mes dy popujve. Dhe kjo nuk është prej dje. BE na mundësonë të punojmë në disa mënyra. Për mua më me rëndësi është program Erasmus. Universiteti i Tërrnovës së madhe me vite e zhvillon këtë program me Maqedoninëe  Veriut dhe mendoj se ia kemi dalur.”, tha Millko Pallangurkski, profesor universitar nga Bullgaria.
 
Pjesmarrësit në konferencë njëherit theksuan se qëllimi I debatit ishte nxitja e debatit për gjendjen aktuale por edhe rreth sfidave dhe mundësive për ndërtimin e mirbesimit dhe aleancës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi për shkak të vetos bullgare aktualisht vendi nuk ka mundur ti fillojë bisedimet me BE-në. 
 
SANIJE DURAKU