Maqedoni

Mjekët: RMV ndodhet në pikun e Omikron

29.01.2022 15:31

Numri i të infekuarve me virusin korona për momentin po arrin pikun e pandemisë vlersojn drejtorët e reparteve për sëmudje ngjitëse në vend....

Numri i të infekuarve me virusin korona për momentin po arrin pikun e pandemisë vlersojn drejtorët e reparteve për sëmudje ngjitëse në vend. Sipas tyre vala e fundit e virusit ka prekur me të madhe edhe punonjësit shëndetësorë. Nga repartet për sëmundje ngjitëse por edhe në Kovid qendratat, njoftojn se kanë mungesë të personelit si mjeksor ashtu edhe teknik dhe punojn me kapascitet të plotë me rotacione. 
 
“Aktualisht jemi në pikun e pandemisë, spitali është I mbingarkuar maksimalisht. Mundohemi që me rotacione ta plotësojm mungesën e personelit. Kemi mjaft personel mjeksor që është I sëmur. Për momnetin mund të funksionojm.”, u shpreh Goran Ballevski, drejtor i spitalit të Ohrit.
 
“Në momnete është me të vërtet vështir sepse as një repart nuk punon me kapacitet të vogël. Për momentin 20 punëtorë janë në pushim mjeksor për shkak të virusit ndërsa ka edhe të tjerë që janë për arye tjera shëndetësore.”, tha Snezhana Zaharieva, drejtoresh e spitalit të Kumanovës.
 
“Dy javët e fundit në të gjitha repartet  përfshir edhe Kovid Qendrën kemi pas personel  si mjeksor ashtu edhe teknik që janë pozitiv me kovid. si po kalon koha izolimi ju mbaron por të rinjë infektohen dhe kësaj fale nuk mund ti ikin as punonjësit në shëndetësi. Diku reth 10 përqind e personelit në ditë del pozitiv.”,  u shpreh Keti Smilevska nga spitali i Prilepit.
 
Mjekët: Hapja e shkollave rrezik për përhapjen e virusit
 
Ka edhe mjekët që nuk pajtohen poltësisht me hapjen e shkollave, sipas tyre aftësia e virusit për mutacion dhe për tu infektuar  tregon se ka ardhur koha që të ndezet alarami dhe të jemi më të kujdesshëm.
 
“Ne themi se po tani është piku po askush nuk mundet ta dij sakt. Kemi pacient sipas rezultateve të reja që janë infektuar sërish do të inketohen edhe të tretën herë edhe të katërtën, kemi edhe prej atyre që janë të vaksionuar por sërish janë infektuar dhe mungojn në punë. Pres që këto numr në 10 ditët e fundit të rriten. Sidomos nëse fillohet me hapjen e shkollave ku do të kemi edhe më shumë kontakte dhe virusi do të përcjellet në shtëpi. Duhet patjetër të gjidet një zgjidhje që të mund të kontrollojm sado pak situatën në shtet sepse nëse e lëm ashtu punën do të kemi një paraliz të sistemit si shëndetësor ashtu dhe arsimor gjithçka do të paralizohet.”, u shpreh Sashko Ollumçev, epidemiolog në Gjevgjeli.
 
Reth 600 pacient në vend janë të hospitalizuar në spital si pasojë e komplikimeve nga virusi Korona. 
 
SANIJE DURAKU