Maqedoni
UT, së shpejti me konvikt për sudentët, Qaili: Ka ngelur vetëm sigurimi i inventarit
29.01.2022 16:23
Pas nje periudhe shumë vjecare, udhëheqësit e UT-së shprehen optimist se konvikti I studentëve I këtij universiteti së hpejti do të vihet në funksion....

Pas nje periudhe shumë vjecare, udhëheqësit e UT-së shprehen optimist se konvikti I studentëve I këtij universiteti së hpejti do të vihet në funksion. Javën që lame pas rektori i UT-së, Reshat Qaili tha se procesi i ndërtimit ka përfunduar, dhe se tani ngelet vetëm furrnizimi me inventarin e brendshëm. Qaili thotë se garanci ka edhe nga ministri i ri i Arsimit dhe Shkences.
“Objekt i cili në anënë formale vetëm se ka përfunduar, por që don edhe disa mjete shtes, siç janë edhe inventari i tij, ministri shprehi një gadishmëri që, me ribalanc të buxhetit të parashihen mjete te ndahen për inventarin e brendshëm që në vitin e ri akademika atë të kemi gati për studentë. Ne nuk merremi fort me atë çështje, por ne do mereni si do gjejm, mjete per objektin i cili tani është gati, ku vetëm inventari mungon të gjendet, dhe ajo kohë i mbetet të ardhmes.”, tha Reshat Qaili, rektor i UT-së.
Shaqiri: Përpiqem që konvikti të bëhet realitet
Edhe Ministri i Arsimit Jeton Shqiri, nuk caktoi date se kurre do të përfundojë e gjithë procedura, por vetëm që po punohet në këtë drejtim, duke u bërë përpjekje për sigurimin e mjeteve të nevojshme që konvikti të bëhet funksional për studentët me fillimin e vitit të ardhëshëm akademik.
“Përgjegjësi një herë të kërkohet nga unë si ministër në qoftë se konvikti nuk do fillojë së shpejti, të përgaditet. Datë të saktë nuk mund te jap, por dëshira ime e madhe ashtu si e gjithë studentëve tjerë është që në fillimin e vitit të ri akademik të kemi student që të vendosen në konviktin e ri. Që të jetë dëshira më herët e potencova qe duhet të sigurojm mjete të shihen gjithë mundësit financiare, dhe do ti qëndroj kësaj problematike dhe gjithë kapacitetin tim,dhe gjithë mundësit financiare, për të siguraur që konvikti të bëhët realiter.”, tha Jeton Shaqiri, minister i arsimit.
Me ndertimin e konviktit studentor të UT pritet që studenteve tju shkurtohen shpenzimet baze pasi i njejti do të jetë në shërbim të tyre me nje kosto më të vogel sa konviktet private që shfrytëzojn studentët për momenti.
VISAR SADIKI
