Maqedoni

Kërçovë, ekspozitë kushtuar të verbërve

29.01.2022 16:52

Mbrëmë në ambientet e Pallatit të Kulturës u hap ekspozita e piktores nga Kumanova Elita Aliti...

Mbrëmë në ambientet e Pallatit të Kulturës u hap ekspozita e piktores nga Kumanova Elita Aliti e titulluar “Stimulate your senses” që ju kushtohet personave të verbër.
 
Artistja Elita Aliti përmes ekspozitës kushtuar shqisave të njeriut, publikut të Kërçovës i sjellë punime specifike që u dedikohen personave të verbër. Këto vepra artistike të piktores Elita Aliti, përcjellin ndjenjën artistike përmes prekjes, nuhatjes ose zërit. 
 
Artistja nga Kumanova thotë se njerëzit duhet të jenë falenderues për shqisat. Inspirimi për këtë art i ka lindur nga kufizimet që i kanë në jetën e tyre personat e verbër duke u nisur nga ideja se si mund që personat e verbër ta shijojnë artin, me cilat shqisa ata do të mund ta ndjenjë artin.
 
Elita Aliti ka prezentuar ekspozita në qytetin e lindjes pra në Kumanovë, Shkup, Gostivar, Tetovë dhe në  Shkodër. 
 
SHABAN DALIPI