Maqedoni

Një shkollë nga Çairi bashkëpunim me një shkollë Bullgare

29.01.2022 17:58

Vendoset bashkëpunim midis një shkollës fillore Ismail Qemali dhe dhe “Emilian Stanev” në Tërnovë të Madhe të Bullgarisë....

Vendoset bashkëpunim midis një shkollës fillore Ismail Qemali dhe dhe “Emilian Stanev” në Tërnovë të Madhe të Bullgarisë.
 
ZëvendëskryeministrimArtan Grubi me këtë rast theksoi se vendosja e këtij bashkëpunimi është në shenjë solideriteti pas aksidentit tragjik të autobusit i cili ndodhi më 23 nëntor 2021 ku e humbën jetën 45 persona.
 
“Tashmë ky bashkëpunim po shndërrohet në realitet në bashkëpunim edhe me Parlamentin Evropian dhe z. Quçuk bashkë me Ganiun është këtu për ta zyrtarizuar këtë bashkëpunim mes dy shkollave në mbështetjen zyrtare të Parlamentit Evropian dhe jam shumë i kënaqur që bashkë sot po shënojmë këtë bashkëpunim ndërinstitucional midis dy shkollave tona.”, tha Artan Grubi, zv/kryemisnitër.
 
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se dëshiron që ky të jetë një hap i mirë që në të ardhmen komunat të vendosin bashkëpunim akoma më të frytshëm.
 
“Kjo iniciativë që e nisëm para disa javësh, sot po bëjmë hapat e parë dhe po e formalizojmë zyrtarisht. Më vjen mirë që eurodeputeti e njeh rajonin dhe me këtë shkollë do vendosim një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Dëshiroj që të jetë një hap i mirë dhe në të ardhmen komunat tona të vendosin bashkëpunime më të frytshme me komunat atje.”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.
 
Drejtoresha e shkollës “Emilian Stanev”, Antoaneta Palangurska theksoi se shkolla e tyre në bashkëpunim me shkollën në Çair ka punuar në një konkurs i cili u realizua në tre grupe, fëmijë kanë bërë ese dhe kishin për qëllim të studionin dokumente me historinë e përgjithshme të bullgarëve dhe maqedonasve.
 
“Kemi ide që të vazhdojmë në sfera të ndryshme dhe mendojmë të bëjmë vizita me nxënësit që të shohin se si realizohet mësimi, kam përvojë shumë të mirë sepse nxënësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në projekte të ndryshme dhe mendoj se nxënësit janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për një perspektivë evropiane.”, tha Antoaneta Palangurska, drejtoresh e shkollës “Emilian Stanev”.
 
Eurodeputeti Quçuk theksoi se sëbashku po bëjnë projekte në vendosjen e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës.
 
SEDAT SELIMI