Maqedoni

Korrupsioni në arsim është evident, Selmani: Korrupsioni vështirë denoncohet

29.01.2022 18:26

Parashtresat që kanë arritur deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit bëjnë të ditur se korrupsioni në arsimin e lartë ekziston...

Parashtresat që kanë arritur deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit bëjnë të ditur se korrupsioni në arsimin e lartë ekziston, por i njejti nuk denoncohet. Këto elemente devijuese sipas Profesorit Universitar Bashkim Selmani, realizihohen  në mënyrë të heshtur sepse ata që janë pjesmarrës në korrupcion kanë interesat e tyre dhe këtë vepër  e bëjnë në mënyrë të  heshtur. Prandaj, sipas tij korrupsioni vështirë të hetohet, por edhe kur denoncohet shum pak raste përfundojnë me epilog.

“Fatkeqësisht deri më tash këto situate nuk janë të  paraqitura  ose nuk janë edhe të përcjellura nga vet organet shtetërore. Është e vështirë dikush ta paraqes korrupsionin kur duhet se janë institucionet ato që duhet të bëjnë ndjekjen . Mund të themi në mënyrë masive ka korrupsion në shkolla univesitete dhe institucionet janë ato që duhet ta dëshmojnë të njejtën të gjurmojnë të hulumtojnë dhe të konstatojnë. Por nga ana tjetër kur ka raste të denoncimeve nga prokuroria apo organet policore, ka shum pak raste që kanë marrë epilog gjyqësor dhe kjo është ajo që ndikon në refuzimin e denocimit.”, tha profesori universitar Bashkim Selmani. 
 
Prania e korrupsionit në arsimin e lartë, studentët: Ekziston, por s’kemi has rast konkret
 
Studentët thonë se nuk ju ka ndodhur të hasin në korrupsion edhe përskaj faktit se i njejti ekziston çdokund. 
 
“Deri tash nuk kam hasur në korrupsion edhe pse ai ekziston gjithkund dhe nuk mundet ta parandalojmë sado që të mundohemi, unë nuk kam hasur nëse do kisha hasur do të isha munduar të luftoj për të drejtat e mia.”, tha një student.
 
“Tash përfundova vitin e parë semestrin dhe deri tash nuk kam pasur problem me korrupsionin jemi të kënaqur.”, u shpreh një student.
 
Edhe forumi rinor arsimor ditë më parë konstatoi se fakti që nuk ka dënime për korrupsionin në arsim dekurajon studentët që të paraqesin rastet korruptive në arsimin sipëror. 
 
FLUTURA LATIFI