Maqedoni

Bilalli: RMV tashmë nuk ka nevojë për një qeveri teknike

29.01.2022 18:43

Maqedonia e Veriut më nuk ka nevojë për qeveri teknike e cila sipas profesorit univerzitarë Mersel Bilalli...

Maqedonia e Veriut më nuk ka nevojë për qeveri teknike e cila sipas profesorit univerzitarë Mersel Bilalli doli si produkt nga marrveshja e Përzhinës për të kejkaluar situatëne krijuar politike të asaj kohe. Për shfuqizimin e dispozitave të këtij ligji të cilat janë në kundërshtim me kushtetutën si duket ka konsezus nga subjektet politike thotë Bilalli.
 
“Iniciativa është e mirë dhe besoj se ka edhe përkrahje nga subjektet tjera pasi edhe nuk kushtetuta e parasheh atë variantë të mundshme ajo ka qenë për një tejkalim të situatës pra në lidhje me regjimin e kaluar dhe gjitha ai proces që kishte të bëjë me ndryshimet që duheshte të ndodhin në shtet. Kryetari i kuvendit e potencoj se iniciativa është në pajtim me kushtetutën. Ai pra tha se vetë marrveshja e Përzhinës nuk është në përputhje me kushtetutën.”, tha Mersel Bilalli, profesor universitarë.
 
Pavarësisht nga kalkulimet politike megjithatë sipas profesor Bilallit shfuqizimi i dispozitave të këtij ligji nuk kërkon nxitim.
 
“Nuk është prioritet ndoshta partitë politike kalkulojnë, tash ajo nuk është aktuale ajo duhet para zgjedhjeve pra një kohë kur duhet të shihet realisht kemi zgjedhje atëherë mund të futet në rend dite tash nuk është ndonjë prioritet i veçantë.”, tha Bilalli. 
 
Zbatimi i zgjedhjeve sipas modelit të Përzhinës ose të ashtuquajturës Qeveri teknike u dakordua mes partive në vitin 2016. Me këtë model parashihet që 100 ditë para zgjedhjeve të emërohet kryeministër teknik nga partia në pushtet, ndërsa opozita të marrë MPB dhe Ministrinë për punë dhe politikë sociale si dhe tre zëvendësministra shtesë.
 
NAIM RAMADANI