Botë

Putin planifikon ndalim të përmbajtjeve në internet

29.01.2022 19:00

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike”...

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.
 
Sistemi i ri është përshkruar si “regjistër vetërregullues i përmbajtjes toksike”, me qëllim të “mbrojtjes së të rinjve”. Kremlini do të analizojë këtë sistem deri më 1 qershor. Putin ka dhënë shenja për kufizime në përmbajtje, duke akuzuar internetin për korrupsion të të rinjve dhe për nxitje të protestave në rrugë nga kundërshtarë opozitarë, disa prej të cilëve autoritetet i kanë shpallur ekstremistë.