BFI dhe EVN ndanë pako për Vitin e Ri
Shoqata Humanitare “Hilal”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, në bashkëpunim me EVN-Maqedoni shpërndanë pako ushqimore për 800 familje në nevojë në prag të festave të fundvitit....

Ndihmat i shpërndau kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe përfaqësuesi i EVN-së, Atanas Kovaçeski.
“Për çdo vjet, para të quajturit Vitit i Ri, duke kaluar nga 2014 në 2015, bëjmë bashkërisht me Organizatën tonë Humanitare “HILAL”, gjegjësisht me BFI-në, shpërndarjen e disa ndihmave humanitare. Që të tregohet defakto se edhe EVN-ja si institucion, përveç punëve të veta profesionale që ushtron, gjithashtu mban llogari dhe kujdeset për kategoritë e shtresave të ndryshme që kanë nevojë për ndihmë”- deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“Është mirë kur njeriu ka diçka të ndajë me ata të cilët nuk kanë. Festat janë moment ku secili duhet të festojë, duhet të gëzohet. Të gjithë skamnorëve, në mënyrë simbolike, t’u dhurojmë ushqim që të mbushin sofrën e tyre gjatë Vitit të Ri. Është kënaqësi ta vazhdojmë këtë traditë për ushqimin e Vitit të Ri. Ne jemi gjithmonë, jemi aty ku dikush ka nevojë në suaza të mundësive tona”- tha përfaqësuesi i EVN-së, Atanas Kovaçeski.
Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, u shpreh Rexhepi dhe Kovaçevski. (Farie Dauti-Bakiu, TVM2)
