Maqedoni
Nedelkov, gjysëmvjetori i dytë duhet të fillojë online
30.01.2022 13:07
Dy dit para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë për shkollat fillore dhe të mesme të vendit...

Dy dit para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë për shkollat fillore dhe të mesme të vendit, nga sindikata e arsimit mbeten në qëndrimin se mësimi duhej të fillonte online. Kryetari i sindikatës së Arsimit Jakim Nedelkov thot se mësimi me prani fizike në rrethana kur shifrat e të infektuarve në bazë ditore janë shum të larta, rrit rrezikun e përhapejs së virusit.
“Mendojmë se më mirë do të ishte të realizohet mësim online të paktën dy javë, e nëse ka nevojë edhe një muaj derisa numrat e personave të infektuar nuk fillojnë të ulen. Me mbi 2 mijë të infektuar kemi frikë se shkollat mund të jenë kllaster të ri për infektime përfshi këtu edhe të punësuarit në arsim të cilët vendosen në rrezik të madh”, u shpreh kryetari i sindikatës së Arsimit Jakim Nedelkov.
Nga sindikata megjithate thonë se do ta respektojnë vendimin e qeverisë, minsitrisë së arsimit dhe asaj të shëndetësisë, por potencojnë se edhe prëgjegjësia për tër atë që do të ndodhë bie mbi këto institucione.
“Jemi të apstërt para vetes, ligjit, para përgjegjësisë ndaj prindërve dhe nxënësve dhe tër ajo që do të ndodhte në mënyrë hipotetike në shkolla lidhur me përhapjen e pandemisë definitivisht punëtorët shëdnetësorë, minsitria e arsimit dhe qeveria do ti bartin pasojat”, theksoi Nedelkov.
Nedellkov njëherit thekson se edhe pse është vështirë të zhvillohet por edhe të ndiqet mësim për 7 orë me maska, arsimtarët dhe nxënësit janë të detyruar ti mbajnë ato për tu mbrojtur nga virusi korona.
SANIJE DURAKU
