Maqedoni

Aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari, Joveski: Familjarët mund të kërkojnë dëmshpërblim

30.01.2022 13:41

Prokuroria në bullgari tanimë i ka përfunduar hetimet për aksidentin tragjik të autobusit të Besa Trans...

Prokuroria në bullgari tanimë i ka përfunduar hetimet për aksidentin tragjik të autobusit të Besa Trans ku humbën jetën 45 persona, me konstatimin se vozitësi ka qenë fajtorë për aksidentin, pasi edhe pse e ka drejtuar automjetin me shpejtësinë e lejuar, shpejtësia siç thot prokuroria bullgare nuk ka qenë e përshtatur me kushtet atmosferike.
 
Prokurori shtetërorë i Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski për Europëne  Lirë thot senë rast mospajtimi me konstatimin e prokurorisë bullgare, familjarët e viktimave kanë mundësi që të parashtrojnë ankesë deri te prokuroria bullgare, ose të parashtrojnë padi civile për dëmshpërblim.  
 
“Ka disa mundësi, fmiljet e viktimave në bazë të këtij vendimi kanë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te prokuroria e Republikës së Bullgarisë. Kanë mundësi ti shohin matrialet e rastit konkret. Poashtu e kanë në dispozicion edhe mundësinë që para organeve kopetente të Republikës së Bullgarisë të parashtrojnë padi civile për dëmshpërblim. Ne ende nuk e kemi marr kërkesën nga organet kopetente të Republikës së Bullgarisë por gojarisht jamë njoftuar se kanë dërgaur kërkesë deri te prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut që ti marr qënrimet e përfaqësuesve të viktimave nsëe dëshirojnë të kryejnë inspektim të lëndës dhe nëse eventualisht dëshirojnë të parashtrojnë ankesë në vendimin e prokurorisë në Bullgari”, u shpreh prokuror shtetërorë i RMV-së, Lubomir Joveski.     
 
Raporti i ekspertëve gjerman, Joveski: Përputhet me raportin vendorë                           
 
Sa i përket raportit gjerman për zjarrin në spitalin modularë në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, prokurori Joveski thot se ai përputhet me raportin e kryer nga ekspertët vendorë.                                
 
“Kjo ekspertëzë përputhet me ekspertizën e kryer nga ekspertët tanë, se zjarri fillimisht ka shpërthyer në dhomën numër tre ku po kryhej reanimim i një pacienti e më pas është përhapur në hapsirat tjera në spitalin modularë”, theksoi Joveski.                                                                                       
 
Joveski njëherit theksoi se prokuroria ka qenë kundër pranimit të garancive prej rreth 11 milion eurosh për lirimin nga paraburgimi të ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmenit Orce Kamçev, por siç tha Joveski kështu ka vendosur gjykata dhe vendimi duhet respektuar.
 
Sa i përket luftës ndaj korrupcionit Joveski tha se Prokuroria ka hapur lëndë ndaj një funksionari në qeveri dhe një sekretari shtetëror në njërën nga ministritë. 
 
SANIJE DURAKU