Maqedoni

LSDM, Arsovska nuk realizoi asnjë premtim

30.01.2022 14:00

Prej 82 ditësh sa Danella Arsovska është kryetare e Shkupit nuk ka realizuar asnjë proekt deklaruan nga LSDM...

Sipas kësaj partie në këtë periudhë Arsovska vetëm e ka partizuar adminsitratën e qytetit duke i punësuar 109 kuadro aprtiak. Edhe në pozicionet e drejtorëve Arsovska ka caktuar kuadro të dëshmuara të VMRO-DPMNE-së thonë nga LSDM. Nga kjo e fundit e akuzojnë kryetaren e Shkupit edhe për mosmbajtjen e premtimit për transport publik falsa.
 
“Arsovska jo vetëm që nuk vendosi trasport publik pa pagesë, por edhe ka vendosur biletë të re prej 120 denarësh në Ndërmarrjen e Transportit Publik, ndërsa paraprakisht e ndërpreu proektin Bas-Rapid-Tranzit për të cilin ishin siguruar mjete nga Banka Evropjane për Ridërtim dhe Zhvillim”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.    
 
Poashtu nga LSDM theksojnë se Arsovska u deklarua jo kopetente edhe sa i përket problemit të shkupjanëve me ngrohjen qëndrore. Por të kundërtën e pretendojnë nga qyteti i Shkupit, prej ku theksojnë se brenda 82 dtësh kryetarja Arsovska i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve. 
 
Qyteti i Shkupit, LSDM të pajtohet me disfatën në Shkup
 
Ato që me vite nuk mundi ti realizojë kryetari i mëparshëm dhe bashkëpunëtorët më të afërt, Arsovska me ekipin e sajë e bënë në 82 ditët e para të mandatit, thonë nga kabineti i Arsovskës.
 
Sipas tyre LSDM nuk po mundet të pajtohet me disfatën që e përjetoi, ndërsa presion edhe më të madh u krijon fakti se do të kryhet revision I të gjith tenderëve të dyshimtë dhe marrveshjeve të nënshkruara në kohën e Petre Shilegovit. 
 
“Në vend të manipulimeve dhe gënjeshtrave, LSDM duhet të përballet me të vërtetën se janë drejtëpërdrejtë përgjegjës për mossukseset që katër vitet e kalaura u grumbulluan në qytetin e SHkupit, derisa I shpenzonin paratë e qytetarëve për festa dhe darka nëpër kafene”, theksojnë nga qyteti i Shkupit.
 
SEDAT SELIMI