Parandalimi i ri infektimeve nga llojet e sars-cov2: Imunizimi, mundësia e vetme për përfundim të pandemisë
Antitrupat mbrojtës tek personat të cilët e kanë kaluar virusin e koronës...
Antitrupat mbrojtës tek personat të cilët e kanë kaluar virusin e koronës, ose janë të imunizuar me vaksina, gjasat për t’i mbrojtur nga riinfektimi janë shumë të ulëta, thotë mjeku Rijad Ajro.
Ai njëherit potencon se varianti aktual omicron i virusit sars cov 2, ka pësuar mutacione te domeni i spajk proteinit ku lidhen antitrupat mbrojtëse dhe thotë se marrja e dozes së tretë të vaksinës ul rrezikun e vdekshmërisë.
“Atë që e dijmë me saktësi është se imuniteti I fituar ose tejkalimi paraprak I sëmundjes ose nga vaksinimi mbron gati se 90 përqind nga përfundimi fatal nga infektimi me variantin omicron gjegjësisht përfundim me vdekje, prap është e arsyeshme që personat të vaksinohen dhe është konstatuar se ata të cilët I kanë marrë dy doza ose e kanë tejkaluar sëmundjen dhe e marrin dozën e tretë ose e marrin një dozë të vaksinës pas tejkalimit të sëmundjes janë më të mbrojtur nga variant aktual omicron sars cov dy virusit”, shprehet mjeku i përgjithshëm Rijad Ajro.
“Edhe personat që e kanë kaluar kovid 19 mund të infektohen, prandaj infektologët rekomandojnë që edhe ata të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga virusi apo për ta kaluar atë më lehtë në rast të infektimit”.
Shumë qytetarë të anketuar shprehen se kanë marrë dy dozat e para vaksinave dhe kanë interesim edhe për dozën e tretë.
“Po i kam marrë dy, ngapak i respektoj masat”, thekson qytetari.
“Po i kam marrë, të dyjat të tretën jo ende por do ta marr”, shprehet qytetari.
“Po të dy dozat i kam marrë edhe të trertën do ta marr, po duhet ti respektojmë masat është për neve për sigurinë tonë”, thekson qytetari.
"Dy doza i kam marr sinovax, po patjetër se nukk pranojnë me shku në tjetër shtet. Sme ka munduar vaksina 5 stenda i kam”, shprehet qytetari.
Mjekët mbeten në rekomandimet për kujdes të shtuar dhe respektim të masave për tu mbrojtur më mirë nga virusi korona, apo lloji Omikron.
Ata thonë se qëllimi është që të arrihet sa më shpejt deri te përfundimi i pandemisë, në të kundërt do ti mundesojmë virusit të ekzistojë brenda popullatës dhe te vazhdojë me mutacione të reja dhe me prolongim të mëtejshëm të vet pandemisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
