Rruga deri te gjyqësori efikas, Ademi: Sistemi ”AKMIS”, mjeti i vetëm për vlerësim
Këshilli Gjyqësor ende nuk ka filluar me vlerësimin e rregullt dhe atë të jashtëzakonshëm me note...

Këshilli Gjyqësor ende nuk ka filluar me vlerësimin e rregullt dhe atë të jashtëzakonshëm me note, të gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave për shkak se nuk ka avancim në sistemin “AKMIS”. Vlerësimet me notë pritet të fillojnë në qershor të këtij viti, thotë për TVM2 anëtari i Këshillit Gjyqësor Selim Ademi.
“Sa i përket çështjes së notimit ne ende nuk e kemi bërë sepse me ligj është katër vite dhe kjo pritet të bëhet vitin 2022, ndërsa I jashtëzakonshmi nuk është bërë deri tani për arsye se patjetër duhet të avancohet sistemi “AKMIS”. Ne jemi duke punuar në drejtim të avancimit të programit kompjuterik “AKMIS”. Ky sistem do të ndihmojë që në mënyrë kopjuterike ti nxjerr 5 lëndët. Do të ketë mundësi që të na jape mënjëherë për të bërë kontrollin e tyre. Dmth për të bërë kontrollin duhet në mënyrë kompjuterike e jo ti marrim ne lëndët nga gjykatësitë”, u shpreh anëtari i këshillit gjyqësor Selim Ademi.
Rruga deri te gjyqësori efikas, Ademi: Strategjia e re, mënjanon problemet në gjyqësor
Vlerësimet e gjykatësve janë pjesë e Strategjisë afatëgjate për një gjyqësor të pavarur dhe efikas, thotë Ademi, sipas të cilit nuk ka mëdyshje se përmes zbatimit të metodologjisë së re do të menjanohen problemet në gjyqësor.
“Pas notimit të gjykatësve do të shihet se cilët dhe sa gjykatës e kanë kryer dhe kanë punuar në bazë të sistemit dhe ashtu siç duhet dhe cilat janë ato mangësi. Gjatë vlerësimit nëse konstatohet se gjykatësi nuk e ka notën pozitive ne si anëtarë do të ngrejmë procedur dhe do të shqyrtojmë se cilat kanë qenë arsyjet që gjykatësin nuk e ka kryer punën siç duhet”, theksoi Ademi.
Rruga deri te gjyqësori efikas, Ademi: Prokuroria, organi i cili lufton korrupsionin
Sa i përket luftimit dhe parandalimit të korrupsionit në mesin e gjykatësve, Ademi thotë se prokuroria është ajo e cila duhet të ndërmerr masa.
“Por problemi në gjyqësor dhe që gjyqësori është në këtë situatë, ku një ndër ato është elementi koruptiv nuk varet nga Këshilli Gjyqësor, por varet nga organi I ndjekjes që i themi prokurori. Në qoftë se ka korrupsion në gjyqësor, prokuroria është organi I cili duhet të luftojë korrupsionin”, u shpreh Ademi.
Këshilli Gjyqësor do të vlerësojë diku rreth 400 gjykatës aktiv, përjashtime do të ketë vetëm për gjykatësitë e gjykatës supreme dhe administrative. Këshilli Gjyqësor prej vitit 2019 ka shkarkuar 16 gjykatës, prej te cialve 13 janë me vendime të plotëfuqishme, ndersa 3 janë kthyer për përseritje të procedurës.
REXHEP QAMILI
