Kriza ekonomike varfëron xhepin e qytetarit: Shporta mujore për 4 anëtarë, arrin në 35 mijë den.
Kriza ekonomike dhe ajo energjetike gjithnjë e më shumë po e vështirson jetën e perditshme të një njeriu të zakonshëm...

Kriza ekonomike dhe ajo energjetike gjithnjë e më shumë po e vështirson jetën e perditshme të një njeriu të zakonshëm. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se përveq faturave të larta të energjisë elektrike koh pas kohe kanë edhe ndërprerje të rrymës.
“Faturat janë të lartë dhe vetëm janë duke u rritur, faturat e reja nuk e dimë se sa do të vijnë. Kemi pasur edhe ndërprerje të rrymës por jo sikur në disa vende”, u shpreh qytetari.
“Rryma na vjen 200 euro në muaj dhe është shumë. Ndonjëherë kemi ndërpreje të ndonjë faze dhe e lëshojnë fazën tjetër”, thekson qytetari.
“Janë shumë të larta faturat dhe nuk kemi mundësi ti paguajmë me 11 mijë denarë pension. Deri para do kohe kemi pasur ndërprerje të rrymës ndërsa 3 javët e fundit jo”, u shpreh qytetari.
"Rryma vjen diku 100-150 euro. Në lagjen time 7 ditë nuk kemi pasur rrymë”, thekson qytetari.
“Shitësit në tregun e gjelbërt të BIT Pazarit ankohen se rritja e shpenzimeve të qytetarëve ka ndikuar që të ketë ulje në punën e tyre”.
“Shitje nuk ka, punë shumë pak nga ana tjetër shtrejtësi e madhe, papunsi e madhe, rinia po ik kemi mbetur vetëm me pensionistët. Çmimet e larta ndikojnë, qeset na larguan, 15 denarë askush nuk ka të paguajë”, shprehet shitësi.
“Puna është shumë dobët. Çmimet e larta dhe pagat e ulta janë arsyet”, thekson shitësi.
“Njerëz nuk ka, para s’ka dhe ky është problem më i madh”, shprehet shitësi.
Blerësit nga ana tjetër thonë se çmimet janë të larta në krahasim e standadin e qytetarëve.
“Çmimet janë të shtrenjta, sipas standardit tonë rrogat e ulta ndërsa çmimet e larta”, shprehet blerësi.
“Çmimet janë të larta krahasuar me standradin. Dëgjojmë se sa është bërë shporta diku rreth 25 mi denarë për një familjë 4 anëtarëshe. Është e papërballueshme mos të themi për ato që marrin rrogë minimale”, thekson blerësi.
“Me keto të ardhura që i kemi çmimet janë të larta. Duhet të ketë rritja të rrogave dhe pensioneve”, shprehet blerësi.
Sipas shportës konsumatore në vend, nji familjeje 4 anëtarëshë I nevojitet 35.040 denarë për të mbuluar nevojat minimale mujore. Nëse dy anëtarë në një familje marrin pagë minimale u mungojnë edhe 4.640 denarë për të mbuluar nevojat elementare.
GAZMEND KURTISHI
