Neuer portieri më i mirë në botë sipas Goal.com
Njëra ndër faqet më të mëdha sportive në botë, Goal.com ka zgjedhur dhe portierin më të mirë sa i përket vitit 2014....

Gardiani gjerman, Manuel Neuer arriti triumfin në Kampionatin Botëror Brazili 2014 me përfaqësusen e tij dhe ishte fantastikë edhe me Bayernin.
Ai e ka zënë vendin e parë në këtë renditje, duke lënë pas vetës, portierin e Manchester United dhe Spanjës, David De Gean, dhe atë të Chelseat dhe Belgjikës, Thibaut Courtoisin.
Neuer gjithashtu u nominua edhe për Topin e Artë dhe është në garë me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, për ta fituar këtë çmim. Ndryshe Neuer, ka fituar 36.6% të votave, para De Geas i cili ka marr besimin e 28.9% të votuesve.
Curtois është ndalur në 15.1%, ndërsa më pas kanë vijuar edhe Iker Casillas me 7.6% dhe Gianluigi Buffon, me 4.4%.
