Maqedoni
Protesta në Karposh, “Viktorija mund të isha edhe unë apo vajza jote“
30.01.2022 16:28
„Ndalu dhe lësho, mos vrit“, apo „Viktorija mund të isha edhe unë apo vajza jote“ ishin disa nga mesazhet e protestës...

„Ndalu dhe lësho, mos vrit“, apo „Viktorija mund të isha edhe unë apo vajza jote“ ishin disa nga mesazhet e protestës në kryqëzimin te qendra tregtare “City Mall”, ku para 10 ditësh u godit për vdekje nga një veturë 24 vjeçarja Viktoria Nikollova teksa po kalonte në vendkalim për këmbësorë.
Në protestë morën pjesë familjarë, miq dhe të njohur të Nikollovskës. “Hapni sytë dhe linjat e bardha në vendkalim të këmbësorëve le të jenë alarm se këtu kalon jeta, siç kaloi dhe u largua Viktoria jonë”, tha Liljana Nikollova, motra e Viktorias së ndjerë.
Banorët e Karposhit thonë se në bulevardin “Arradhat Partizane” vozitet shumë shpejtë, prandaj edhe aksidentet me lëndime apo pasoja fatale janë të shpeshta. Gjatë këtij muaj në aksidente trafiku janë shënuar nëntë viktima, ndërsa vitin e kaluar kanë humbur jetën 111 qytetarë të vendit.
