Maqedoni
Mickovski, qeverinë e udhëheq BDI e administron LSDM
30.01.2022 16:47
Maqedonia e Veriut aktualisht udhëhiqet nga një qeveri e BDI-së e adminsitruar nga LSDM...

Maqedonia e Veriut aktualisht udhëhiqet nga një qeveri e BDI-së e adminsitruar nga LSDM, vlerëson lideri i opozitës maqedonase Hristian Mickovski. Sipas tij eksponentët kryesorë të pushtetit janë përfaqësues të BDI-së.
“Kur bëhet fjalë për ekonominë, kur bëhet fjalë për energjetikën, që janë sfida kryesore këtu janë Kreshniku apo Fatmiri. Kur bëhet fjalë për tema Nacionale, kur bëhet fjalë për procesin euro integrues këtu janë Aliu, Artani dhe Bujari. Ndërs akur bëhet fjal për presion dhe mobing ndaj VMRO-DPMNE-së ndaj popullit maqedonas këtu janë Oliveri, Villma, Lupço dhe të tjerët”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.
Mickovski, front kundër politikanëve të korruptuar
Sipas Mickovskit duhet krijuar një front kundër politikanëve të korruptuar dhe front anti BDI.
“Nëse këtë nuk arrijmë ta bëjmë, por jamë i bindur se do të arrijmë të bashkuar, atëherë Maqedonia do të mbetet e robëruar dhe e lidhur me zinxhirë nga elitat e korruptuara politike dhe do të jemi të gjith peng të një partie politike e cila ka instaluar strukturat e saja edhe në prokurori edhe në gjyqësi ajo është BDI-ja”, theksoi Mickovski.
Mickovski njëherit theksoi se për të bërë servil ndaj BE-së ata promovojnë agjenda të gjelbërta dhe e shfrytëzojnë fjalorin e Brukselit dhe Vashigtonit.
SANIJE DURAKU
