Botë
Prishtinë, Kurti priti në takim Ahmetin dhe Grubin
30.01.2022 17:21
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe zëvendës kryemisnitri Artan Grubi kanë realizuar mbrëm një vizitë në Prishtinë...

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe zëvendës kryemisnitri Artan Grubi kanë realizuar mbrëm një vizitë në Prishtinë, ku janë pritur nga kryemisnitri Albin Kurti.
Pas takimit në njoftiumin e publikuar nga kreu I BDI-së Ahmti në profiling e tij në facebook htuhet se: Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijmë që për kohë të shpejtë të realizojmë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes nesh, si rrugën Tetovë - Prizren, autostradën Prishtinë - Bllacë - Shkup, kalimin e përbashkët kufitar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe atë turistik mes Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.
Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit, thekson Ahmeti.
