Trajnim për personat e papunë

25.12.2014 15:30

Agjencia për Punësim shpall konkurs për trajnim falas për udhëheqës dhe shoqërues turistik dhe për sigurim, me të cilin do të marrin licencë 15 persona për udhëheqës dhe shoqërues turistik dhe 20 persona për sigurim, me çka do t’u lehtësohet punësimi....

“Rreth 30 persona mund të marrin trajnim falas dhe në këtë mënyrë të marrin licenca, përndryshe të gjitha masat këtë vit kanë dhënë rezultate përkatëse dhe kjo shihet në zvogëlimin e papunësisë dhe mendoj se me këto dy masa plotësuese do t’i favorizojmë këto dy grupe që janë lënë anash dhe do të ndihmojmë të fitojnë trajnim përkatës, me çka do të punësohen më lehtë”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vlatko Popovski.

Trajnimi u dedikohet kërkuesve aktiv të punësimit, ndërsa  personat që do të përfshihen në trajnim nuk do të humbin statusin e personave të papunë, por duhet të vazhdojnë me paraqitjen si të papunë. 

Qytetarët e interesuar, që i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë në qendrat për punësim deri më 15 janar. (Ersan Pajaziti, TVM2)