Botë
Stuhia godet Evropën veriore, njoftohet për katër viktima
30.01.2022 17:39
Një stuhi e fortë ka kapluar Evropën veriore, duke shkaktuar katër viktima dhe disa të lënduar...
Një stuhi e fortë ka kapluar Evropën veriore, duke shkaktuar katër viktima dhe disa të lënduar.
Erërat e forta goditën Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Danimarkën, dhe Poloninë, duke lënë qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike.
Ndërsa janë shtuar paralajmërimet për përmbytje. Stuhia e cila njihet si Nadia në Gjermani, ka nisur zhvendosjen drejt lindjes, ndërsa në kryeqytetin gjerman, Berlin, u shpall gjendja e emergjencës.
Në Danimarkë, autostradat dhe hekurudha që lidh vendin me Suedinë fqinje, u mbyllën ndërsa forcat e emergjencës janë në gatishmëri.
Edhe disa shtete amerikane dhe Zelanda e Re gjithashtu po përballen me stuhi dhe kushte të vështira të motit.
