Botë

Kovid 19, këtë javë 3% më pak infektime në botë

30.01.2022 17:58

Javën e fundit në mbarë botën kanë shënuar rënë për 3 qind infektimet me kovid 19...

Javën e fundit në mbarë botën kanë shënuar rënë për 3 qind infektimet me kovid 19 në krahasim me javën e kaluar. 
 
Sipas të dhënave të Worldometers  këtë javë në rang global u rritën për 14 për qind fatalitetet. Rënien më të madhe të përhapjes së virusit e kanë shënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë raportuar 32 për qind më pak infektime se një javë më parë.
 
Por sa i përket fataliteteve ato janë rritur me 10 për qind. Europa ka raportuar një rritje me 11 për qind të infektimeve dhe një rënie thuajse të njëjtë të fataliteteve.
 
Në nivel global gjatë kësaj jave u regjistruar rreth 22 milionë raste të reja dhe afro 63 mijë të vdekur.