Botë

Stoltenberg, NATO nuk do të dërgoj trupa në Ukrainë

30.01.2022 18:17

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë...

NATO nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia bën invasion ushtarak thot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë. Ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC.
 
“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”, thekson Stoltenberg.
 
Komentet e Stoltenbergut kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit të Ukrainës.