Parashikimi i motit për sot

31.01.2022 09:19

Moti sot paradite do të jetë me diell...

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa pasdite vranësira do të rriten.

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, paradite nga drejtimi veri-perëndimorë, ndërsa pasdite nga drejtimi jug-perëndimor.

Në mbrëmje do të ketë reshje të dëborës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 4 deri në 13 gradë.