Eskobar dhe Lajçak vizitojnë Kosovën, asociacioni dhe dialogu, tema e bisedimeve

31.01.2022 10:29

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.....

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, raportojnë mediat kosovare.

Lajçak dhe Escobar do të takohen me krerët e Shtetit, ndërkaq temat kyçe të diskutimit do të jenë Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Takimi i Presidentes Osmani me diplomatët do të mbahet në orët e pasditës 16:00. Dy diplomatët e huaj pritet të vizitojnë edhe Serbinë.

Vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.