Qeveria, sigurohet energji shtesë nga termocentrali Te-To
Qeveria e vazhdon deri në fund të marsit....

Qeveria e vazhdon deri në fund të marsit masen për sigurimin e sasisë shtesë të energjisë elektrike nga prodhimi vendor, përkatësisht përmes termocentralit Te-To.
Në seancën e djeshme të qeverisë u vendos që Te-To të funksionojë shtatë ditë në javë 24 orë me fuqi të plotë si në shkurt ashtu edhe në mars.
Sipas kësaj mase, SH.A. “Elektranat e Maqedonisë së veriut ” do ta blejnë të gjithë energjinë elektrike të prodhuar nga Kompania për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes Te-To”, thonë nga Qeveria.
Marrja e energjisë elektrike do të sigurojë energji shtesë termike, përkatësisht ngrohje qendrore të vazhdueshme në Shkup.
Për të mos e lënë Shkupin pa ngrohje, Qeveria para 10 ditësh ka marrë vendim që kompania shtetërore ESM të marrë përsipër operimin e BEG-së gjatë krizës energjetike.
Ky vendim erdhi pasi BEG njoftoi se nuk ka para për furnizim me gaz, kështu që nuk mund të dërgojë ngrohje në Shkup, gjegjësisht se qytetarët dhe institucionet shtetërore dhe lokale nuk do të kenë ngrohje.
