Pendarovski-Peach, bisedimet me Bullgarinë, temë kyçe e takimit

31.01.2022 13:52

Presidenti Stevo Pendarovski.....

Presidenti Stevo Pendarovski, priti përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe sigurinë, si dhe forcimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion i lartë.

Në takim u bisedua edhe për çështjet lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe dialogun aktual me Republikën e Bullgarisë.

Presidenti Pendarovski e informoi Stuart Peach për ecurinë e dialogut ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për interesimin dhe mbështetjen për dialogun maqedono-bullgar dhe nënvizoi se tejkalimi i bllokadës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian do të sjellë parashikueshmëri dhe stabilitet shtesë në Ballkanin Perëndimor.

Vizita nga ana e presidentit u vlerësua si konfirmim i përkushtimit të Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.