Maqedoni
Komisioni i përbashkët historik, RMV-Bullgari, Dimitrov: Kemi histori të përbashkët nga mesjeta
31.01.2022 14:20
Bashkëkryetari i Komisionit të përbashkët Historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angel Dimitrov...

Bashkëkryetari i Komisionit të përbashkët Historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angel Dimitrov, ka deklaruar se nuk priten ndryshime nga pala bullgare në komisionin e përbashkët historik me Maqedoninë e Veriut. Në intervistën dhënë për televizionin bullgar BNT, Dimitrov ka theksuar se komisioni është organ shkencor, dhe vendos si duhet të punojë. Komisioni planifikon që nga mesi i muajit maj të ketë tre takime.
“Jemi duke punuar periudhën e mesjetës, dhe kjo është materie e cila mësohet në shkolla fillore. Akoma jemi shumë larg dhe nuk kemi arritur në pjesën e cila mësohet në shkollat e mesme. Punojmë 3 vite të plota, ndërkohë kolegët tanë historian nga RMV akoma nuk duan ta pranojnë faktin se kemi histori të përbashkët, dhe kjo histori fillon pikërisht në periudhën e mesjetës. Për shak të kësaj ndodhin bllokime të ritmit normal të ecurisë së ngjarjeve dhe në punën e Komisionit, si dhe numri i vogël i rezultateve të arritura deri më tani me pajtueshmëri reciproke.”, tha Angell Dimitrov, bashkëkryetar i komisionit të përbashkët historik me Bullgarinë
Bashkëkryetari I palës bullgare Angell Dimitrov ka fajësuar se Maqedonia e Veriut është pengesë në dialogun dhe punët kanë ngecur në periudhën e mesjetës në materialet e arsimit fillor. Dimitrov ka insistuar që të rihapet biseda për Goce Dellçevin, pasi sipas tij kolegët nga Maqedonia e Veriut kalojnë nga e tashmja në të kaluarën – nga ideja e tyre për Goce Dellçevin, pa folur për Goce Dellçevin në kohën e tij historike.
Kovaçevski: Periudhën në vijim, intesifikim i bisedimeve
Por kryeministri I vendit Kovaçevski është shprehur për intensifikim të dialogut.
“Atje ka punuar edhe komisioni historik- arsimor dhe pasiqë ata punojnë sipas metodologjisë së tyre dhe janë profesorë të historisë dhe premtuan se do të ketë dinamikë të re periudhën që vijon me qëllim që të vijnë deri tek zgjidhja të cilën ata do të mund ta prezantojnë para opinionit. Sa I përket bisedimeve në Bullgari, mund të them se ministri për punë të jashtme ka pasur ekspoze gjegjësisht kishte fjalim para komisionit për punë të jashtme në kuvend dhe atje tha të gjitha detajet që u biseduan.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski sikurse shefi I diplomacisë Bujar Osmani thonë se bisedimet midis dyja vendeve janë në fazën e përpilimit të dokumenteve të punës, dhe kur të arrihet tek zgjidhja, atëherë e njëjta do të komunikohet sipas procedurave ligjeve dhe kushtetutës.
MERALE SIMAILI
