Maqedoni
Gjysëmvjetorit i dytë, ministri Sali: Fillohet me prani fizike, planifikohet skrining
31.01.2022 14:48
Gjysëmvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme do të filloj të martën me prani fizike të kuadrit arsimor dhe nxënësve.....

Gjysëmvjetori i dytë në shkollat fillore dhe të mesme do të filloj të martën me prani fizike të kuadrit arsimor dhe nxënësve. Ditëve të fundit kemi rritje të vogël të të prekurve me Kovid 19 konsideron Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, por nuk ka nevojë për masa shtesë dhe gjysmëvjetori i dytë do të filloj me prani fizike. Sipas tij planifikohet edhe realizimi i skriningut në shkolla.
“Nesër do të vendosim si dhe kur do të fillohet me skriningun, gjithsesi java e parë është shum e rëndësishme të reagohet shpejt nëse ka nevoj për masa shtesë, gjatë seancës së nesërme të Komisionit do të shqyrtohet edhe mënyra e realizimit të skringut.”, tha Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Cana : Online e pas dy javësh me prani fizike
Por Infektologu Fadil Cana, konsideron se gjysëmvjetori i dytë duhet të filloj pas dy javësh deri në stabilizim të situates epidemiologjike. Me këtë sipas tij do të krijohen kushte më adekuate për fillim të gjysmëvjetorit të dytë dhe nuk do ti bëhet ngarkesë sistemit shëndetësor.
“Numrat e të prekurve me kovid janë tejet të larta teoretikisht ekziston mundëisa që dikush nga ata fëmijë të manifestojë edhe komplikime pasi kemi kategori të ndryshme të fëmijëve që shkojnë në shkollë fëmijë që mund të kenë edhe sëmundje shoqëruese të kenë predispozita për komplikimin e gjendjes shëndetësore. Duke pasur parasysh opcioni më i mirë do të ishte që dyjavorin e ardhshëm të prolongohet viti dhe besoj se nuk do të kishte asnjë impakt dëmtues në procesin mësimor dhe për shëndetin e fëmijëve do të ishte një masë që do të kontribonte hipotetikisht te nurmi i lartë i të prekurve të mos kemi komplikime të gjendjes shëndetësore.”, tha Fadil Cana, infektolog.
Sipas Canës kurba e të infektuarve me Kovid 19 pritet të stabilizohet gjatë dy javëve të ardhshme andaj mësimi online do të ishte i preferuari.
FLUTURA LATIFI
