Arsovska: Për tre muaj kemi realizuar më shumë se sa kemi premtuar

31.01.2022 14:51

Pastrami i deponive të egëra, ndryshimi dhe shtimi i orareve të qarkullimit të autobusave

Pastrami i deponive të egëra,  ndryshimi dhe shtimi i orareve të qarkullimit të autobusave, administratë profesionale dhe transparente, iniciativa për mbrojtjen e Vodnos, zyrë e hapur 24 orë për qytetarët, ulja e çmimit të parkingjeve, nënshkrimi i marrëveshjes së re koletive për administratën e Qytetit të Shkupit dhe nivelizimi e 62 puseve, janë ndër të arriturat e para të kryetarës së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska gjatë 82 ditëve të para të ardhjes së  detyrë. 

 
“Ditët e para të mandatit tim i filluam me pastrimin intenziv të deponive të egëra të cilët ishin detektuar më herët në territorin e Qytetit të Shkupit si pika të zeza. Ne vetëm gjatë periudhës zgjedhore detektuam rreth 120 deponi të egëra, ndërsa gjatë 82 ditëve të para të mandatit tim ne arritëm të pastrojmë mbi 150 deponi të egëra, vende  të cilat parashikohen të gjelbërohen. Njëkohësisht shërbimet e Qytetit të Shkupit janë duke kryer inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme.”, – tha Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
 
Qyteti i Shkupit filloi dhe procedurën  e revidimit të metodologjisë për vlerësimin e tatimit të pronës së qytetarëve.  
 
“Qyteti i Shkupi i revidoi dhe i përshtati procedurat dhe vlerësimet për tatim të pronës së qytetarëve, në pajtushmëri me metodologjinë e vlerës së tregut. Vlersimi duhet të jetë real, ndërsa prona e qytetarëve nuk duhet të jetë e mbi vlerësuar.”, – u shpreh Arsovska. 
 
Nga LSDM akuzuan  Danela Arsovskën se është kryetare e pa sukeshme,  e cila nuk realizoi asnjë projekt kapital dhe ka partizuar administratën. 
   
“Kaluan 82 ditët e para nga marrja e postit të Danella Arsovskës, ndërsa ajo nuk realizoi asnjë projekt. Nivelizimi i një pusë dhe vendosja e tualeteve mobile janë të arriturat e saj në Qytetin e Shkupit.”, - tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.
 
Arsovska premton se në periudhën e ardhshme do të bëjë publike edhe projektet kapitale të cilat do të realizohen gjatë mandatit të saj. Premton se derisa ajo udhëheqë qytetin nuk do të rëzojë objekte. Arsovska ka rialokuar mjetet finansiare të restoranteve për nevojat e skamnorëve në vlerj prej 32 mijë euro.
 
REXHEP QAMILI