Maqedoni

Ndryshimi në Kodin Zgjedhor, VMRO fillon bisedimet me partitë parlamentare

31.01.2022 15:31

VMRO DPMNE filloi bisedimet me partitë politike parlamentare, nënshkruese të pr/ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor...

VMRO DPMNE filloi bisedimet me partitë politike parlamentare, nënshkruese të pr/ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, për të diskutuar mundësinë që vendi të jetë një njësi zgjedhore, modalitetet rreth pragut zgjedhor si dhe ridefinimin e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvendin Republikan nga 120 në 90.  
 
“Gjatë ditës së sotme kishim takim me Lidhjen Demokratike, të përfaqësuar nga deputeti Pavle Trajanov dhe me VMRO Populloren, me kolegun Ljupço Ballkovski. Diskutuam për temat aktuale si: një njësi zgjedhore dhe propozimet e tyre për vënien e ndonjë pragu gjatë proceseve zgjedhore.”, tha Nikolla Micevski, kordinator i GP të VMRO DPMNE-së.
 
Partitë e vogla parlamentare kërkojnë reforma më të thella zgjedhore, me të cilat do të krijohen kushte për garë të barabartë, pasi konsiderojnë se Kodi ekzistues favorizon partitë e mëdha.    
 
“Këto reforma, propozojmë të zhvillohen në tre faza. Në fazën e parë të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat Maqedonia do të jetë një njësi zgjedhore dhe të mos ketë prag zgjedhor. Faza e dytë do të kishte reforma më gjithëpërfshirëse të regullave zgjedhore që përparësitë sistemore që kanë katër partitë më të mëdha të mënjanohen për të krijuar kushte për garë të barabartë politike. Dhe faza e tretë, ndryshimi i kushtetutës për të krijuar mundësi kushtetuese që numri i deputetëve nga 120 të zvogëlohet në 90.”, tha Pavle Trajanov, deputet i LD.
 
Për LSDM-në nisma e VMRO DPMNE-së nuk është e sinqertë. Rikujtojnë se dy vite më parë ishte pikërisht VMRO DPMNE ajo që bllokoi nismën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
 
“VMRO DPMNE janë hipokritë në qëndrimet e tyre dhe mashtrojnë partitë më të vogla politike dhe qytetarët. Fillimisht fglisnin për zvogëlimin e numrit të deputetëve ndërkaq, të gjithë e dijmë se deri para tre vjet kishim edhe 3 deputetë nga diaspora, që dëshmon se qëndrimi i tyre është i rrejshëm dhe hipokrit. Propozimi për një njësi zgjedhore e dini se është propozim që nga viti 2016 dhe ky propozim u bllokua me mijëra amendamente nga VMRO DPMNE para zgjedhjeve të vitit 2020.”, tha Jovan Mitrevski, kordinator i GP të LSDM.
 
BDI, në parim, propozon përgjysmimin e njësive zgjedhore nga gashtë në tre, ndërsa ASH propozon rritjen e numrit nga gashtë në tetë njësi zgjedhore.
 
Me nismë të VMRO DPMNE-së, në procedurë parlamentare është edhe pr/ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeveri, i cili parasheh heqjen e Qeverisë teknike, 100 ditë para zgjedhjeve.
 
SHPËTIM NUREDINI