Maqedoni

Sali: Rënie e vogël e infetimeve, s’ka zbutje të masave

31.01.2022 15:43

Momentalisht do të mbesin në fuqi masat ekzistuese thotë ministri i shëndetsise Bekim Sali.....

Momentalisht do të mbesin në fuqi masat ekzistuese thotë ministri i shëndetsise Bekim Sali. Ka rënie të lehtë të numrit tët të infektuarve, por se ka rritje të butë të të hospitalizuarve. Sali tha se duke marrur parasysh numrin e të vaksinuarve tha se nuk bëhet fjalë tani për tani për heqjen e certifiatave të vaksinimit. 
 
“Sipas situatës epidemiologjike në vend, është shumë I ulët numri I të vaksinuarve, ndërsa ne jemi ende nuk e kemi kaluar pikun e valës së katërt, rritja është e butë, por ende vazhdon piku I vales së katërt të pandemisë. Nuk mundemi të flasim për zbutje të masave kufizuese.”, tha Bekim Sali, ministër i shëndetësise.
 
Sa I përket ftesës së bërë publikisht nëpërmjet facebookut ndaj tre ekspertëve për tu bërë pjesë e Komisinit për sëmundje ngjitëse, Sali thotë se koha është për të vepruar e jo për tu marrë me diskutime personale. 
 
“Ftesa është publike për të gjithë ekspertët. Në rast të një pandemie, domethënë në rastin kur luftojmë me një virus, mendoj se nuk duhet t'i qasemi asaj se në çfarë mënyre janë ftuar, por duhet t'i qasemi pozitivisht ftesës dhe t'i përgjigjemi dhe të jemi anëtarë të komisioneve, përkatësisht grupeve punuese ku argumentet përplasen ose diskutohen për të arritur një zgjidhje të caktuar, të përkohshme, ndoshta edhe të përhershme.”, u shpreh Sali.
 
Ministri i Shëndetësisë Sali ka bërë të ditur se vazhdon të ketë komunikim me ministrin kosovar të shëndetësisë për masat në kufij. Thotë se ai i ka thënë se nuk ka parakushte për lehtësimin e hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI