Ekonomi
Raportet e reja mes Shkupit dhe Sofjes, takohen grupet e punës për ekonomi
31.01.2022 16:04
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria filluan takimet mes grupeve të punës, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria filluan takimet mes grupeve të punës, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Mbledhja e parë e këtij formati starton nga ekipi i ekonomisë, inovacionit dhe tregtisë, të cilët në organizim prej dy ditësh po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e investimeve, financimin e projekteve dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.
Në takimet dyditore, përveç përfaqësuesve qeveritar po marrin pjesë edhe afarist dhe ekonimst nga të dy vendet, që sipas paralajmërimeve do të kërkohet fokus më i madh në sferën e bujqësisë si dhe në promovimin e bashkëpunimi tregtar dhe investues, ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Javën e kaluar, në kuadër të konferencës mes dy qeverive në Sofje, u nënshruan tre memorandume, ai për liberalizimin e transportit të mallrave, memorandumi për zhvillim të lidhjes hekurudhore Shkup-Sofje si dhe memorandumi në fushën agrokulturës.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
