Botë
Eskobar dhe Lajçak vizitojë Kosovën, takohen me Osmanin dhe Kurtin
31.01.2022 19:30
I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian...

I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak janë takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ripotencuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integritetin e plotë territorial të Kosovës së pavarur. Escobar mes tjerash shtoi se dialogu është e vetmja shpresë, që në të ardhmen Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, dhe keni këtu një partner solid dhe partner të mirë. Për Kosovën dhe rajonin ne shohim se kjo është një fushë me rëndësi të madhe. Pra, ju jeni europianë. Në këtë aspekt, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian, të gjithë të aftë për partnerë bilateral. Shpresa e vetme pra është dialogu. Dialogu e ka mbështetjen tonë të plotë. Ndërsa ju futeni në Bashkimin Europian, ju do të vazhdoni të jeni miq të mirë me Shtetet e Bashkuara sepse është një partneritet transatlantik, pjesë e të cilit jeni edhe ju.”, tha Gabriel Escobar, i dërguari i posaçm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.
Edhe I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vizione të njëjta për Kosovën dhe procesin e dialogut.
”Dhe kjo është për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja punojnë krah për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të ardhmen evropiane të rajonit. Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar edhe për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm. Këtu do të qëndrojmë deri të mërkurën dhe shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për nga e ardhmja dhe se si do të ndërtohet procesi.”, tha Mirosllav Lajçak, përfaqsuesi i posaçëm i BE për dialogun Kosovë – Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur që integriteti territorial të mbetet i paprekshëm. Ai tha se e mbështet procesin e dialogut që, sipas tij, duhet të jetë parimor.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimor në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim, prandaj jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra-tjetrës. Dhe kjo është për të dhënë një mesazh shumë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja punojnë krah për krah dhe ndajnë një vizion të njëjtë për Kosovën, për procesin e dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të ardhmen evropiane të rajonit. Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar edhe për planet tona për javët dhe muajt e ardhshëm. Këtu do të qëndrojmë deri të mërkurën dhe shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për nga e ardhmja dhe se si do të ndërtohet procesi.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
