Maqedoni

VMRO-DPMNE zgjodhi nënkryetarët dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

31.01.2022 19:58

Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski dhe ish zëvendësministrja shtesë e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska...

Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski dhe ish zëvendësministrja shtesë e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së. Kështu bëri të ditur sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas seancës së Komitetit Qendror. Në postin e nënkryetarit të partisë janë Aleksandar Nikoloski dhe Vllado Misajlovski, ndërsa Gjorgija Sajkovski mbetet sekretar i përgjithshëm.
 
“Ky është një Komitet Ekzekutiv që forcohet dhe zgjerohet me njerëz me integritet dhe profesionistë të dëshmuar në fushën e tyre, si dhe me njerëz të rinj të cilëve u jepet një shans, duke vazhduar trendin e dhënies së një shansi brezave të rinj në politikë që do të kenë detyrë të luftojnë për parimet e VMRO-së, dhe të arsyetojnë besimin e popullit që është obligimi ynë më i madh. Përbërja e Komitetit Ekzekutiv jep një shans dhe mobilizon forcën intelektuale në shoqëri që ka për detyrë të zgjerojë angazhimin tonë për ndryshim, i cili ndjehet dhe që filloi pas zgjedhjeve lokale dhe duhet të jetë i plotë pas ndryshimit të pushtetit qendror, zgjedhjeve  dhe qeveria e re për një të ardhme të re për Maqedoninë.”, tha kryetari i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickovski.