“Covid 19”, javën e kaluar janë regjistruar 11.916 raste të reja

01.02.2022 10:57

Gjatë periudhës prej 24 deri më 30 janar.....

Gjatë periudhës prej 24 deri më 30 janar të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja me “Covid-19”, që i bie një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë testuar gjithsej 38.518 materiale, për 2.0 për qind më pak krahasuar me 7 ditët e kaluara. Janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grup-moshat.

Më së shumti janë ata të moshës mbi 60 vjeçe (22.1%) dhe të moshës prej 30 deri në 39 vjet (22.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës deri 9 vjeçe.